Medaljon pa anë


Në të rrallat ditë
medaljoni flet për dy,
Njëra anë më falet mua, e tjetra të njeh veç ty.

Kur qiejt ulen poshtë,
Lëshojnë grimca shkëlqimi,
Performancë rrënqethëse
Zgjat një natë medaljon-kërkimi.

Një puthje ndahet në mes ure
deti, pakaluar. Copëzat e shpresës treten
në ujin e kripuar.

Sa larg mbetën hijet?
Tonat përqafuar! Të ashpra nga kripa,
nën alga mbuluar.

E lagur puthja jonë, në dy vende kish shkuar
madje kishte humbur dhe gjurmët,
drejt një destinacioni të gabuar.

Prej duarve tua një thesar kishte rënë,
Medaljoni jonë i çmuar. Pas bregut fort kish rendur
ne, për të na shpëtuar.

Ama ne nuk ishim aq të fortë,
detit, sa për ti shpëtuar.
Medaljon nuk bëheshim dot,
shkëlqim për të lëshuar.

Dhe e kuptuam,
Kur sytë për herë të fundit u panë.
E dinim se do të mbeteshim
Medaljon pa anë.

Të gjithë e kanë lexuar

Të dua vs Të kam xhan

Nuk kanë përgjigje këto pyejte

What would you do for love?

Pas t'njëzetegjashtit