Posts

Showing posts from March, 2019

Arsyet pse shkojmë

Image
 Kohët e fundit pyetja që i kam bërë më së shumti vetes është: “ Pse shkojmë?”    Kur them “shkojmë” nuk dua të them se ikim nga diku, ikim nga një punë, apo nga dikush. Kur them “shkojmë” , e kam fjalën … përgjithmonë !    Diskutimi me veten më bëri të mendoj, të përqendrohem në arsye dhe ti gjej një përgjigjje pyetjes sime. Teksa unë dhe qenia ime po shfletonim  arsyet  se pse njerëzit shkojnë, na dolën shumë “arsye”. Nuk mund ta mohojmë faktin që na bënë përshtyjpe., ashtu siç nuk mund të mohojmë dhe faktin se ky shkrim nuk ka asnjë bazë reale, ndryshe nga të tjerët. Dhe njerëzit shkojnë…    Njerëzit shkojnë sepse janë misionarë, e si të tillë kanë misione për të kryer. Pasi mbarojnë “jetën”, kalojnë në atë “të përtejmen”. Ne mendojmë se askush nuk shkon nga dëshira, por as nga detyrimi sepse mendojmë se çdo gjë është e paracaktuar. Ne i falemi kohës tonë sepse nuk e dimë se sa na është falur ajo ne, mendojmë p...

Pasagjerë

Image
Unë dhe ti, me pak ngushë llime. Vetes vend duam t’i gjejm ë , p ë r pak shp ë time. Destinacione t ë  ndryshme duam, Harta shpalosim, num ë rojm ë . Nj ë  vend t ë  p ë rbashk ë t dot se gjejm ë , Pas grindjes fshihet nj ë  destinacion. Teksa mes reve fluturojm ë , Nj ë ri-tjetrin e shohim n ë  sy. Diçka turp kemi ta k ë rkojm ë , Diçka m ë  shum ë  se dashuri. Mbi supin tënd gjumi m ë  merr, Tek ti mb ë shtetur n ë  paq ë si. A thua jam n ë  parajs ë  vall ë ?! Q ë  kaq qet ë , fle dhe rri E qet ë  fle, t ë r ë  siguri, Gjumit k ë putur, mbi bardh ë si. T ë  zgjohem nuk dua, por m ë  detyrojn ë . Se paskemi mb ërritur , n ë  destinacion!

Rrezet e diellit

Image
Pa dashur t’ju gjykoj, po ju hakërrehem, Se sot ju u ndjetë, ashtu siç meshkujt çdo ditë ndjehen. Diçka nuk shkon me ju, Që harroni se kush jeni, Që në raste ditësh të tilla, Në vend të protestës Mblidheni dhe kërceni. Një gjë më bën habi, Që ankoheni se qenie të dobëta jeni, Kur keni treguar se në ditët më të vështira, Shkopin nuk jua hante as qeni! E tani dua tju shoh, Për sojin tonë teksa mblidhemi, T’u çjerrim sytë kur na ulin, Se ne gjithmonë në këmbë arrijmë të ngrihemi!