Arsyet pse shkojmë
Kohët e fundit pyetja që i kam bërë më së shumti vetes është: “Pse shkojmë?”
Kur them “shkojmë” nuk dua të them se ikim nga diku, ikim nga një punë, apo nga dikush. Kur them “shkojmë”, e kam fjalën … përgjithmonë!
Diskutimi me veten më bëri të mendoj, të përqendrohem në arsye dhe ti gjej një përgjigjje pyetjes sime. Teksa unë dhe qenia ime po shfletonim arsyet se pse njerëzit shkojnë, na dolën shumë “arsye”. Nuk mund ta mohojmë faktin që na bënë përshtyjpe., ashtu siç nuk mund të mohojmë dhe faktin se ky shkrim nuk ka asnjë bazë reale, ndryshe nga të tjerët.
Dhe njerëzit shkojnë…
Njerëzit shkojnë sepse janë misionarë, e si të tillë kanë misione për të kryer. Pasi mbarojnë “jetën”, kalojnë në atë “të përtejmen”. Ne mendojmë se askush nuk shkon nga dëshira, por as nga detyrimi sepse mendojmë se çdo gjë është e paracaktuar. Ne i falemi kohës tonë sepse nuk e dimë se sa na është falur ajo ne, mendojmë po ashtu se ekziston dikush që e “mat” kohën tonë. Misioni ynë është i pacaktuar, gjersa vjen një moment që ne, thjesht shkojmë. Shkojmë si të ishim hiçgjë, shkojmë dhe nderohemi si misionarë.

Njerëzit vazhdojnë të shkojnë…
Njerëzit shkojnë sepse ndodh që është e vështirë të qëndrosh;
ndodh që gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet;
ndodh që të jesh në momente të dobëta që nuk marrin arsyetim;
ndodh që të kesh guximin e madh për ti thënë vetes mjaft!
Vazhdojnë të shkojnë…
Pa dëshirë, të detyruar nga forca të errëta, momente debule që godasin një imunitet të paqendrueshëm thjesht për momentin, e kaq mjafton.
Të detyruar, për të shpëtuar veten dhe të tjerë. Duke iu gjunjëzuar një force shtytëse, një vorbulle që të tërheq pa dëshirë, dhe kështu shkon.
Shkon sepse e meriton…
I pajtohem kësaj arsyeje sepse në jetë kam mësuar ligjin e karmës, dhe si i tillë, ky ligj jetik të jep mbrapsht atë çfarë ke dhënë. (pa borxhe)

Po, Karma është një kurvë, sepse ti e pallove!
Dhe kështu shkon;
sepse merr pa dhënë;
sepse çfarë mbjell, korr;
sepse egoja është gërryese;
sepse nuk di ta luash lojën e karmës.
(Shënim nga autorja)
Muzika e bashkangjitur më ka mësuar me ikjet e njerëzve dhe më ka shëruar prej tyre.