Pasagjerë




Unë dhe ti, me pak ngushëllime.
Vetes vend duam t’i gjejmë, për pak shpëtime.
Destinacione të ndryshme duam,
Harta shpalosim, numërojmë.
Një vend të përbashkët dot se gjejmë,
Pas grindjes fshihet një destinacion.

Teksa mes reve fluturojmë,
Njëri-tjetrin e shohim në sy.
Diçka turp kemi ta kërkojmë,
Diçka më shumë se dashuri.

Mbi supin tënd gjumi më merr,
Tek ti mbështetur në paqësi.
A thua jam në parajsë vallë?!
Që kaq qetë, fle dhe rri

E qetë fle, tërë siguri,
Gjumit këputur, mbi bardhësi.
Të zgjohem nuk dua, por më detyrojnë.
Se paskemi mbërritur, në destinacion!

Për të mos u humbur

FALJA

Biri

Requiem

yjet

Reflektim

Eksperiment

Lakmitar i fatit tim

Nobel për paqe

Të dua vs Të kam xhan