Rrezet e diellit


Pa dashur t’ju gjykoj,
po ju hakërrehem,
Se sot ju u ndjetë,
ashtu siç meshkujt çdo ditë ndjehen.

Diçka nuk shkon me ju,
Që harroni se kush jeni,
Që në raste ditësh të tilla,
Në vend të protestës
Mblidheni dhe kërceni.

Një gjë më bën habi,
Që ankoheni se qenie të dobëta jeni,
Kur keni treguar se në ditët më të vështira,
Shkopin nuk jua hante as qeni!

E tani dua tju shoh,
Për sojin tonë teksa mblidhemi,
T’u çjerrim sytë kur na ulin,
Se ne gjithmonë në këmbë arrijmë të ngrihemi!

Për të mos u humbur

FALJA

Biri

Requiem

yjet

Reflektim

Eksperiment

Lakmitar i fatit tim

Nobel për paqe

Të dua vs Të kam xhan