Tren rrëfenjash
Po pres të shkoj, në një rrugë që më bën zë të rri. Dikush tjetër i dha drejtim rrugës time, Pa dëshirë kësaj rradhe të iki. Ama një dorë pres të më ndalojë, Mendjes t'i thërras, ta kuptojë! Gabimet e mëdha kohë duan, S'ka doktor t'i rikuperojë. Në tren me siklet më shihnin, plot pasagjerë 'C'kish vallë që qante', mendonin 'kjo grua e mjerë?' Perlat nga sytë, qetësisht mbi faqe rridhnin. Dy duar të ashpra, pashë që menjëherë donin t'i fshinin. Mbështetur kokën, e harroi në xhamin që kish zënë ngricë, E gjora zonjushë, në sytë e saj kish ende baticë. 'Për ku jeni nisur?' ta pyes tentoj , Por stepem, se ndoshta ashpër, zonjusha do më shikojë. Në gjumë sytë e saj, krejt qetësisht perëndojnë, por në mendjen e asaj zonjushe, kushedi sa mendime kalojnë.