Tren rrëfenjash
Po pres të shkoj, në një rrugë që më bën zë të rri.
Dikush tjetër i dha drejtim rrugës time,
Pa dëshirë kësaj rradhe të iki.
Ama një dorë pres të më ndalojë,
Mendjes t'i thërras, ta kuptojë!
Gabimet e mëdha kohë duan,
S'ka doktor t'i rikuperojë.
Në tren me siklet më shihnin, plot pasagjerë
'C'kish vallë që qante', mendonin 'kjo grua e mjerë?'
Perlat nga sytë, qetësisht mbi faqe rridhnin.
Dy duar të ashpra, pashë që menjëherë donin t'i fshinin.
Mbështetur kokën, e harroi në xhamin që kish zënë ngricë,
E gjora zonjushë, në sytë e saj kish ende baticë.
'Për ku jeni nisur?' ta pyes tentoj,
Por stepem, se ndoshta ashpër, zonjusha do më shikojë.
Në gjumë sytë e saj, krejt qetësisht perëndojnë,
por në mendjen e asaj zonjushe, kushedi sa mendime kalojnë.