Replikë Robertit

Emri yt i dashur Robert, më mbështjell të gjithën në dashuri.
Paçka se na ndan i tëri ai det,
Thuamë pak
A ndahemi dot ne të dy?
Verën e mbaj si barin më të lehtë,
Të më qetësojë shpirtin nga paprania jote,
Dhe të dehem për ty dua sonte,
Se afshet e mia nuk të përkasin më ty, (të harroj tani!)
I përkasin kësaj bote!
E di Robert?
Aq shumë më vret ky emri yt,
Sa ndonjëherë nuk është ilaç, por helm që më mbet në fyt.
Zgjohem pa ty, por thërras:
Robert zgjomë!
E vetdijshme, e humbur jam
E vetme pa ty në dhomë.
Ama ti lavde vazhdon të thurësh,
Si besnik i zemrës sime.
O zot çfarë dashurie kjo e jona
Dashuri e fortë, e madhe, trime!

Të gjithë e kanë lexuar

Të dua vs Të kam xhan

Nuk kanë përgjigje këto pyejte

What would you do for love?

Pas t'njëzetegjashtit