Rrezet blu të shpirtit tim

Në më të madhen frikë, se diçka humba sërish
Sytë e mi u strukën pas një të madheje vetëtimë.
Pas qiellit që nuk shkëlqen
e me retë idhnake që iu trembem,
dashurisë për ty sonte po i shkruaj.
Para se vërtetë të çmendem!

Qiellit i hakërrehem, 
kush ja mori atij shkëlqimin?!
Pas teje sonte dua të dehem, 
të harroj çdo mendim timin!

Në detin blu të syve të tu, 
pa drejtim notoj,
humbas,
s'di se ku...

Shkëlqimin diellit, sytë e tu ja paskan marrë
Blu-ja e detit, sot dukeshka si vaj.
E teksa rrezet sërish nuk ndriçojnë.
Krejt natyrshëm zgjodhën,
mua të më lëndojnë.

Në borxhe nuk mund ta lë marrdhënien tonë,
i hakërrehem tani diellit, që më nuk ndriçon.
U bëj thirrje dhe rrezeve,
që qetësisht u shpërndanë.
Asnjëra prej jush, dashurinë të mos ma marrë!

Të gjithë e kanë lexuar

Të dua vs Të kam xhan

Nuk kanë përgjigje këto pyejte

What would you do for love?

Pas t'njëzetegjashtit