Posts

Showing posts from 2020

A të kam folur ndonjëherë për ndjesitë?

(Ndjesi - ndjenjë; aftësia për të ndjerë: i lindi një ndjesi e re.)     Më duhet ta nis me një përkufizim shkrimin e rradhës sepse dua ta kemi të qartë konceptin e fjalës, sepse ndoshta në vijim do të të duhet ta pyesësh veten, ndoshta në vijim do të ndihesh… si unë. Si fillim më lejo të të pyes, ndihesh mirë? Nëse me vete guxove të thuash jo, të kuptoj mirë, e nëse nuk ngurrove të thuash po,  a mund ta pyesësh veten edhe një herë?!     Në një kohë si kjo, unë i premtova vetes se nuk do të bija pre e “efektit karantinë”, sepse doja ta mposhtja të gjithë energjinë e keqe që më rrethon prej gati dy muajsh. U përfshiva pa dashur në mërzinë e kohës, të rregullave, të fatkeqsisë, në pavërtetësinë e lajmeve dhe artikujve të ndryshëm, në dyndjen e njerëzve e po ashtu dhe në vetminë e tyre. Ndjesi. Ndjesi, ndjesi, ndjesi. Ku hyn ti vallë?!    Teksa po i hidhja një sy njërit prej shkrimeve të mia, sytë u përqendruan tek fjala ndjesi, e ndërs...

14 Kujtime

   Sapo dëgjova fjalën dashuri, një valë e brendshme më kaloi nëpër trup, më kaploi të tërën, e m'u desh pak kohë të vija në vete. Zemra ime e pafajshme në atë çast pati mirazhin e një personi që s'ka ekzistencë, në atë të shkretën zemrën time. Ajo (zemra), thjesht e mendoi. E mendoi me dëshirë, e mendoi me pak dashuri, e mendoi si pjesë të sajën, se zemra di dhe të dashurojë të pamundurën.    E mendoi sepse e deshi. Ajo zemër e pafajshme tani ndihet aq fajtore për atë të "ashtuquajturën" dashuri. Kjo dashuri gjendet larg. I kalon shumë brigje e moçale me pak melodi në sfond, se ndoshta ndihesh vetëm. E humba fillin, por a ka dashuria fill?    Dashuria të kap e të lëshon, punë sekondash, por në fakt ti mbytesh aty përgjithmonë. Homazhet ngrihen tani për ty! Dashuria është atje tej, arrij ta shoh, por për dreq nuk arrij dot ta prek. Mund të shkoj deri përballë saj. Të vihem me të në dyluftim, por në fakt kështjella e dashurisë më plagos që me të parën her...

Anija

Në molin e mbushur me duar që tunden për të më përcjellë, me duar që duan të më largojnë, me duar që ndihen në faj të ngrihen, të dashurat e tyre t'i lejojnë të shkojnë; dy sy të mëdhenj, të zinj, të mbushur me lotët e lamtumirës  rrotullohen ngado për të parë,  në mol për tmë përcjellë a kanë ardhur ata që të ikja më lanë?!  Më duhet kohë t'i marr njerëzit me rradhë për t'i shikuar, se mos ndonjëri shpinën e kish kthyer  e mund të më kish shpëtuar,  por jo, asnjë fytyrë e njohur s'guxoi të dalë para syve të mi,  gjersa... Minutat kishin kaluar, e anija prej litarëve ish lëshuar,  në lundrimin e qetë tani  drejt një destinacioni të ri,  ama në mol njerëz ende ka, kushedi  është ndonjë njeri që ndarjen nga njerëzit të lehtë nuk e ka.  Shoh hije të lëvizin, disa dorëzohen e në punët e tyre shkojnë, disa, disa bëjnë ecejake ndoshta me veten penduar,  që të dashurit e tyre i lanë të shkojnë. ...