Ai quhet Leo
A ju ka rënë rasti që të paktën një herë në jetë të njhni apo të lexoni për dikë që quhet Leo? (Po ju pyes para se të shprehem me siguri… dhe një numër relativisht i madh thotë se ka njohur një Leo ose ka lexuar për një të tillë.)
Mirë pra.
Shkurtimisht, për Leon.
Me Leon nuk më lidh asgjë në këtë jetë, ama ndodh që sytë tanë të puqen gati çdo ditë. Herë egër, herë pa vëmendje, herë me dashje e herë me dëshirën më të madhe. Shikimi i tij thërret me zë të mekur për mëshirë, më ndodh që ta dëgjoj dhe t'i kushtoj vëmendje të heshtur.
I akullti Leo më bën që këtë pasdite të pi çaj dhe të mendoj për të, t'i hedh sytë rrugës me shpresë dhe të vë buzën në gaz. Është sa real po aq dhe imagjinar. Nuk kam marrë kurrë guximin ta quaj "pre" sepse shpeshherë nuk e kam konsideruar (në tërësi.) Mendimet se është shumë larg-dhe-jo-lart për mua dhe shumë jo i vështirë kanë qenë në një dyluftim pa fitues në mendjen time.
E kam lënë në pauzë por jo të shkojë.
Këto kohë uni im është në letargji për t'ju dhënë drejtim punëve të tilla dhe i ka ardhur rasti pavetëdijes për ta bërë lëvizjen mat. Ajo është e zonja, por nuk ja thotë shumë shahut. Përshtypjet e mia thonë se pavetëdija do të gabojë në lëvizjen e rradhës. Zonjusha Pavetëdije karakterizohet nga një eufori e pafat. Do ta krahasoja me bixhozin. Mbyllim këtu hapsirën ego.
(Rikthehemi tek Leo)
Leo është i pamundur si mision, ne vërtetë jemi në dy skaje që takohen por në rastin tonë të rrallë ura lidhëse është pengesë. Ama ne i falemi një rastësie të qëllimshme, e cila luan me ne ping pong...jo për shumë kohë.
Akulli është forcuar prej temperaturave, një zjarr që stepet pa shpjegim. Në arenë dëgjohen brohoritje, dyluftimi e nxorri fituesin e vet. Të gjithë e panë Leon, e brohoritën, tani mua më duhet veç t'i hedh sytë.