Posts

Showing posts from June, 2022

Eksperiment

Në muzgun që has dritarja  Jo-qartë, shikoj Dy këmbë që veten mezi mbajnë, Dy këmbë që tutje-tëhu lenë gjurmët, Duart që kërkojnë mbajtje, Sy që dejshëm shohin. Pak më pranë, Nuhas alkoolin e përngjitur Ndaj një trupi të rraskapitur, Ndaj një trupi sa të freskët e të ri, Ndaj një trupi, në botë i rrëzuar Pa fuqi... Fare pranë, Ndiej sytë e dehur Të përgjumur Që diçka nën vete thonë Botës falje i kërkojnë Vetes faljen s'ja lejojnë...

Aty ku dielli s'lind

Aty ku dielli s'lind Një liqen lotësh të patharë është formuar, Një qiellgërvishtëse ndjesish është ndërtuar, Frikë e papranuar që endet fushave, Malit pakaluar Në vendin që s'lind dielli Muzgu është gjithmonë kohë, Shpresa është një dordolec Diku i ngulur për të shpresuar. Lutja është mëshirë, Gjunjëzim i refuzuar Mjegulla sytë më ka venitur, Gishtërinjtë mi ka djersitur. Asnjë rreze dielli nuk arrij dot të shoh Qiellin vetëm të vrenjtur, unë e njoh. Një buçimë më kthen në tokë, Sa lëmsh qenkërka kjo botë. Mendova se po përjetoja një iluzion U zgjova me veten gjetur, në reanimacion.

Po ju shkruaj engjëjve

Po ju shkruaj engjëjve Që probleme vetë kërkojnë Engjëjve, që fatin kërkojnë ta ndryshojnë. Dikush ti thotë engjëllit se fati është i shkruar Le të bëj çmos, Ajo sdo të mundet dot fatin, për ta ndryshuar. Engjëll! Mendo për krahët Sa të fortë, aq të lodhur Nga jeta rrëzuar, Të ndarë në copëza Nga njerëzit, lënduar Një të mirë, shpirtit dhuroja Se më kurrë, stë jepet koha Bëj çmos duke kërkuar krahët e tu për të shëruar.

Rikthim

Medaljoni më kthen hidhur në histori Më rikthen në vargje, më rikthen në poezi Dëshpërimisht, vetes i them ankuar Se si hodha poshtë, dëshirën, lart për të shkuar. Veten duke kërkuar Marrëzisht e tunduar Nga një shpirt i egër, që botës i shkau ndër duar. Në realitetin tjetër, Më tërheq një ndjenjë e vjetër Sa e lidhur jam me fjalën e ka dëshmuar çdo letër. Shpirti i egër dëshmi po thur Ndihet si një i burgosur Ditët, i numëron shkruar mbi mur I burgosuri ynë, s'kish bërë ndonjë mëkat Vetë ndihej, e në fakt ish, disi i pafat.

Serenata

Mbi trupin tim zbuluar Aktore sonte jam Urdhra joshjeje për të përçuar ngadalë Në vijë melodike Gjerb alkool për të mos menduar Jetën time për të harruar Pasioni më çon këmbët Aty ku shpirti merr forcë Tingujt luhen Përhumbur dëgjoj Bëhen një Me mëkatin tim Që pasi njoha veten E di se ky mëkat Sdo të ketë më shërim Ndaj vendosa Ta quaja Thjesht Aktrim

E përgjakshme

Dëshira më mban gjallë, mendueshëm këtë natë Për ti kujtuar vetes, kohën, kur isha aq me fat. Duke lënë të rrjedhin rreshta, ndër gishta Për të belbëzuar vargje, aq të trishta Ngutshëm,  me shumë dëshirë, kaloj në duar, Një rubin të paçmuar Një gur në të kuqe përvëluar Me rreshta të dukshëm për t'u lexuar E përgjakshëm lexoj me madhështi Dëshirën që u humb në një stuhi. Një varkë shpëtimi aty kish mbërritur Dëshirën e humbur, nga deti për ta ngritur...

Flladi orës 3

Ku po endesh  n ëse nëpër tik-take zemre stë gjej?! Në ç'maja të thepisura,  shtigje të përligjura zvarritesh nëpër terr? A ke një pikënisje a një destinacion? Çmendurisht mendjen time  kjo papërgjigje po e tërbon. Ti ke humbur... Nën valë, me erën, mes flladit që të dy e deshëm. Je një fantazi e vjetër,  dëshirë e etur  për  të mos pasur një kujtim tjetër. Dëshirë e çmendur për më shumë Sa herë e tillë,  ndryshe kjo, k am qenë unë Nga ti, në rastës i kalova tek unë Për të mos lejuar askënd  të kuptojë  diçka më shumë.