Lulja e vërtetësisë
Për të fundit herë, në botanikën e ditarit tim, Fjalët diku në cep qëndrojnë, E seç kërkojnë... Të shkruhen në vargje rradhitur Për vërtetësinë, se të lodhura janë ndjerë, që për kaq kohë, në vargje rradhiten Për dashurinë. E mosbesimi im Të vërtetën nuk e mban dot përqafuar, E vërteta e trishtë është se Në të parin moment që na e jep jeta Egoja jonë, e pret me shqelm, në vend që ta mbajë mbi duar. Me të vërtetën ndeshem hidhur Aq fort sa s'dua ta pranoj ndonjëherë Me të aq fort jam e lidhur.