Lulja e fatit

Cigaren e fundit mbaj në duar,
E teksa e dredh,
Kujtoj se jam përbetuar
përgjithmonë ta lë,
ta harroj,
Nga jeta ta largoj
Ashtu siç ty të kam larguar!

Të djegura do të lihen edhe kujtimet
Me hirin nëpër këmbë që venitet,
Që rrugëve fshihet, 
zhgërryhet.

...

Kësaj rradhe i shkruajta lules së fatit,
I shkruajta rastit, 
Pohimit të çastit, se ishte një hidhërim 
asgjë më shumë,
Një i rradhës zhgënjim
fajtore për të cilin, jam unë. 
E për në të tjera jetë, 
Kur më, të mos i dorëzohem fatit tim
Gëzo dhe ti me mua
trokitma gotën shpirti im!


Për të mos u humbur

FALJA

Biri

Requiem

yjet

Reflektim

Eksperiment

Lakmitar i fatit tim

Nobel për paqe

Të dua vs Të kam xhan