Lulja e vërtetësisë

Për të fundit herë, në botanikën e ditarit tim,

Fjalët diku në cep qëndrojnë,

E seç kërkojnë...

Të shkruhen në vargje rradhitur

Për vërtetësinë,

se të lodhura janë ndjerë,

që për kaq kohë, në vargje rradhiten

Për dashurinë.


E mosbesimi im 

Të vërtetën nuk e mban dot përqafuar,

E vërteta e trishtë është se

Në të parin moment që na e jep jeta

Egoja jonë,

e pret me shqelm, në vend që ta mbajë mbi duar.


Me të vërtetën ndeshem hidhur

Aq fort sa s'dua ta pranoj 

ndonjëherë

Me të aq fort jam e lidhur.






Të gjithë e kanë lexuar

Të dua vs Të kam xhan

Nuk kanë përgjigje këto pyejte

What would you do for love?

Pas t'njëzetegjashtit