Lulja e zemërimit

Në përqafimin qiellor
Litarët e reve shtrënguan trupin tim.
Dhunshëm më gjuajti breshëri
Të pashpresë më la aty
në mesin e një rruge
të lagur, të venitur, të lodhur, të paduruar.

Kërkova t'i shpëtoj zemërimit të qiellit
Por më kot
s'ja dola
Zemërimi mbante emrin tim.

Me qiellin ndamë dhimbjen rrugës
I bëri lotët e mi të padukshëm.
Më mësoi se retë e zeza janë të përkohshme.
Në jetë, ashtu siç ka ndjesi të vërteta, 
po ashtu ka dhe boshe...

Për të mos u humbur

FALJA

Biri

Requiem

yjet

Reflektim

Eksperiment

Lakmitar i fatit tim

Nobel për paqe

Të dua vs Të kam xhan