Lulja e kompleksitetit

Lulja e kompleksitetit
I druhet vetes 
Kur më shumë nga vetja nxjerr,
Kur përpiqet të fshihet
Të mos zbulohet
Kur data i kallet në ferr.

Petalet drithërohen
kur për veten dy gramë më shumë zbulon.
E ato tokës i lëshohen
kur zotimin ndaj vetes shkelmon.

Lulja e kompleksitetit 
I druhet botës
Kur algoritmin me këmbë shkel.
Në pasiguritë më të mëdha të vetes
Në çmenduri kalon kur nga vetja del.

Për të mos u humbur

FALJA

Biri

Requiem

yjet

Reflektim

Eksperiment

Lakmitar i fatit tim

Nobel për paqe

Të dua vs Të kam xhan