Posts

Showing posts from August, 2018

Le t'rrimë

T'i falem syve, kur në panevojë më thërrasin të rri.  Nuk ka sy ma tdhembshun se ata tutë, kur m'thrrasin t'rri.   Kur m'thrrasin me dashninë e nji t'marri, pa za, me disa vickla fjalësh të hedhuna n'ajër prej nji krenarie mbytse.   Du t'i përulem syve tuej, kur n'panevojë m'thërrasin bashk me qendru, se m'falin dashninë e nji romancieri, m'falin dashninë e nji fmiet qe e don lodrën e vet mas shumtit,  emocionet e nji dashnije pa kushte o kurrfar interesi.  Nji dashni kristali qe m''lutet me nejt,  m'shef hidhun, mi kërkon buzt dikun me mi prekë,  ama s'don t'ulet, s'don t'mthot se m'don...e m'len me ik.  Kur n'dhomë, mes dy frymash e asnji zani qe nuk flet, njani i kërkon tjetrit spjegim, e pyt pse, e pyt nase e don, e pyt se nuk asht e sigurt. Përgjigjjet kanë marr terrin. Ato e çojn zemrën pesh sa herë, sa herë, sa herë gjysma tjetër e zemrës munohet me fol, mun ohet mi lidh d...

"Të besuarit", kur vetja humbet.

Mos i beso natës! Atherë Uni e humb arsyetimin Flet pa u menduar, Vetja vetes i kërkon shpjegimin. Mos i beso mendimeve! Terri sigurohet ti turbullojë. Pret që ti në lojë të futesh, Grimcat e hidhura mbi ty ti lëshojë. Mos i beso vetes, se edhe kur e kthjellët je ti i ndjek nga pas dyshimet. Ecën, mat hapat, vrapon, nga shkëlqimi hipnotizohesh, Në tokë menjëherë shtrihesh. ✨✨✨ Mendimet lëshoji mbi re, e veten lëre të fluturojë Kështu pasi nata të ketë mbaruar ajo vetë do të vendosë, terrin do ta dojë, apo të ndriçojë?

Kur jeta, thjesht, stë thërret

Përkufizimi i fjalës jetë, (sipas fjalorit të personalizuar), 1- jetë- ajo çka i jepet/falet/dhurohet çdo njeriu që në momentin kur formohen qelizat e para. 2- jetë- Carpe diem/të jetosh momentin. 3- jetë- çdo frymëmarrje në rutinë. Gjithmonë më është dashur ta pyes Zotin "Pse?" ama pyetja vinte gjithmonë në një formë shakaje ose thjesht një fjalë e dalë nga goja pa u menduar. Pak më parë, teksa ulërija me tone maksimale, pyetja ime, kësaj rradhe tepër serioze, "Pse-ja" ime i kërkonte llogari Zotit. Qaja me tingujt e "Now we are free", dhe i kërkoja Zotit përgjigjet që nuk jam e zonja t'ja them vetes me zë të lartë. Për asnjë moment nuk mora asnjë përgjigje, i thërrisja Zotit, i thërrisja dhe jetës po ashtu, por ato, thjesht nuk ishin aty. Më dëgjonin, habiteshin me njëri-tjetrin se sa shumë frikë kisha unë, habiteshin që unë po kërkoja aq shumë të drejta, aq shumë mbështetje nga persona me inekzistencë fizike, më shtynin të ulërija më fort, ...

Zoti donzhuan ju drejtohet

(Çfarë më pëlqen më së shumti kur shkruaj në emrin e një mashkulli është përgjegjësia e fjalës që marr të them. Sepse të gjithë e dimë, ata janë të papërgjegjshëm!) "E dashura ime Malenë, Kur ti të lexosh këtë letër, sytë do fillojnë të nxjerrin kristale të pastra, të pafajshme, të çuara dëm për mua. Ah e dashura ime Malenë, të vështira janë fjalët e një mashkulli kur zihet ngusht dhe nuk di si t'ja dali mbanë. Jam bërë gati me qindra herë të të shkruaj një letër të tillë dhe të shkoj, por diçka më mbante gjithmonë, sepse tek ty ndieja siguri, ti nuk do të shkoje asgjëkundi, nuk do mërziteshe me bëmat e mia, do më doje dhe pa marrë fare pak dashuri në këmbim. Malenë, unë po shkoj. Po shkoj se nuk mund të të jap asgjë nga vetja. Po shkoj sepse ky vend më mbyt. Po shkoj, sepse ndoshta kështu duhet. Po shkoj, sepse nuk i mbaj mend më gënjeshtrat e mia, sepse turpërohem para teje kur më zbulon, dhe më fal si të mos kish ndodhur asgjë. Ama mos mendo se unë nuk të doja. E...

Khlea

Khlea që e humbet "h" gjatë shqiptimit. Khlea, si pesë trëndafilat. Khlea, si pesë histori. Khlea pas kohe.. Teksa dëgjoj "Gëzuar Ditëlindjen!" nga zëri më i qetë që kam njohur gjatë gjithë jetës, jap dhe marr një puthje që më ngjesh të gjithën pas vetes. Përpiqem ti jap vetes kohë, i them vetes ti mbyll sytë dhe ta kujtoj momentin, e teksa e kujtoj, dëshira më bën të kapërdihem. Hap sytë dhe kërkoj për një pije të tretë me vetëdije, pa menduar se sa pak kohë ka kaluar që nga gota e parë. Dua të dehem sërish në histori mesa duket. Përpiqem të kthjelloj veten, por dua të kapem sërish pas rrezikut, dua sërish e sërish, sepse unë, mesa duket nuk e humbiskam besimin kurrë. Ndoshta tërhiqem pas gabimeve?! Apo pas zërit të qetë që më fton në mëkat? Një Khlea për të cilën kam dëshirë të pres dhe të lagem në shi, një Khlea që fton gjithë qenien time në gabim, e fton me djallëzi, më zgjat dorën dhe afrohet drejt meje me hapa të ngadaltë, me buzëqeshje marrosëse që...

Të dua vs Të kam xhan

(Të dua - për gënjeshtarët. Të kam xhan - për gënjeshtarët e sinqertë.) Sikur për një herë të vetme, jam e sigurt që ju kanë thënë "Të dua!" A e keni pyetur ndonjëherë veten përse jua kanë thënë? Sepse ka qenë një lumturi afatshkurtër! Njerëzit thonë të dua pa e ndjerë, pa e kuptuar se pse po e thonë, pa u prekur nga vetëdija e tyre. Thonë të dua, dhe nuk e kthejnë kokën pas për ti vënë peshë fjalës. Thonë të dua, sepse në fakt ju pëlqejnë të bëjnë lajka. E përdorin atë famozen Të Dua, për të marrë besim, për të thyer zemra, për të shpenzuar kohë pa mundur të japin pak nga grimcat e shpirtit të tyre inekzistent. Por, a i besoni ju "Të dua-s"? Po, po dhe po! I besoni deri në verbëri. I besoni sepse e keni shpirtin të mbushur plot, nuk i lini vetes kohë për dyshime, nuk doni ti besoni dyshimeve. I besoni, sepse nuk doni ta prishni magjinë, sepse nuk keni forcë të mendoni ndryshe. Sepse jeni pak të dobët, le ta themi mes nesh. Përse nuk e zëvendësoni Të...

Pasqyrë apo xham?

(Dua ta nis kështu...) Ne njerëzit, jemi copëza të vogla qelqi, që mundohemi me atë tonën të krijojmë një mozaik, në dukje të paarritshëm. Në dukje siç thashë. Jo më kot zgjodha fjalën 'qelq' teksa nisa të shkruaja. Shumë mirë mund të kisha thënë dhe pasqyrë ose xham. I kap nga përgjithësia, që ti veçoj më vonë. Përse jemi një mozaik në dukje i paarritshëm? Sepse jemi copëza që nuk e lejojmë veten të jemi të së njëjtit lloj. Mozaiku ynë është një kompozim i këndshëm pasqyrash dhe copëzash xhami, të cilat qëndrojnë bukur nga larg, pranë njëra-tjetrës, por kur afrohesh dhe i shikon më mirë, kupton se diçka nuk duket dhe aq bukur. Këto janë mendimet tona, frika për të pasur mendime të lira, guximi për të qenë njeri, dëshira për të shkuar pas turmës. Ndaj dhe kemi dy grupime njerëzish; po ndalem vetëm në dy sepse çdokush do ta gjejë veten këtu. Dy, si shumica dhe pakica, pozitivja dhe negativja. Pasqyra, si objekt reflektues, një copë qelqi që merr ngjyrë, ana p...

Për ty, Fragranca!

U ç'merita kur të pash se si krejt pabesisht ti më shpëtove nga duart. Si kristalet e fragrancës, aq intime dhe të pastra. Të vogla e të brishta që kalojnë lehtësisht nëpër duar, ashtu rrjedh dhe ti. Ama fragranca jote lë gjurmë, e ndjej ndër gishta dhe të nesërmen. Ama ajo është aty, por jo, kjo sigurisht që nuk më lejon të kem shpresë në kohëzgjatje. Fragranca është simbol i shkëputjes, i përçarjes, i zbritjes me këmbë në tokë. Fragranca hidhet me kryet përpjetë, sepse kërkon meritat më shumë se çdo gjë tjetër. Kërkon të ndihet më shumë se funksioni i saj. Ama fragrancë, ti e dashur, mos harro se ti lë gjurmë nëpër lakimet e trupit, ndër qafë kur ti spërkat. A ka meritë më të madhe për ty fragrancë, kur mbi mua ndihesh?!

Ekzistenca unë & ti

Një bashkëpunim i dështuar që krijon një lidhje joekzistente. Mes rrathësh që digjen flakë e shpëtim nuk kanë. E një jetë që vlerat i merr veç përtej. Abstraksione që ndizen flakë mes jehonash që pëshpërijnë tinguj vrastarë. Një aureolë që gjithçka e mbështjell për ta zhytur në harresë. E ndjesia e të qenit vetëm mes miliona njerëzish, duke parë hirin e shpirtit të fryjë si fllad. Si testamente të patundshme vërtiten shpirtrat duke të kaluar ashtu mes vete s. E ti kërkon kohën pas ta kthesh, në mos gjallë të jesh. Se vlerat shkuan kilometra larg, për të të mos shoqëruar më. Ndërkohë ti ende frymon, mes ëndërrimesh ende je gjallë. Duke klithur deri në çirrje pohon. Ditët ndryshojnë e shikon që ke mbijetuar. Por jo këtu, në një vend që shpirti s'paska funksion. Në një vend që fjalët kërkojnë deshifrim. Në një vend ku dashuria s'paska vlerë. Në djall vaftë! Diçka që s'paska kuptim e kujt peng s'do ti mbetet nëse ndodh një rikthim?! Merr frymë dhe ndjen ashtu si askush tjet...