Posts

Showing posts from December, 2022

Pamjaftueshmëria

Do të doja që ta dije Arsyen, e çmendurisë time. Arsyen e një romantiku të pashpresë, Që me këtë shpirt,  Do të jetoj Derisa të vdes.  A ishe ti arsyeja?! Brejtësja e mendimeve të mia. Sa pak jam unë për ty? Këtë mendim e jap unë, Më lejo të të pyes Njejt si unë, a mendon dhe ti?! Çfarë është pamjaftueshmëria? Realiteti im? I yti? Realiteti i saj dhe e tija. Merr kthesë... Nën lëkurë,  Aromën tënde *1 milionëshe* mbaj përqafuar. Po nën lëkurë,  Aq fort shtrënguar Mbaj shpresën Ty, për të të mos lëshuar.

Jam pelegrin

Jam pelegrin i një rruge të pakthim, Pelegrin, Midis maleve që oshëtijnë. I nisur drejt një rruge besimi Arsye e humbur pre e një manifestimi. Jam besimtar i të kaluarës Mendimtar i të menduarës. Mes malesh, një fortunë më mpin trupin. I përgjunjur, Lutja ime gjallë më mban trurin. Prehja ime i thërret arsyes, E kaluara Vërtetim i thyerjes. Në pelegrinazh më shoqëron vetmia, së bashku me lutjet, Zotat e ironia. Me sytë lart, qiellit drejtuar Një spektakël aureolash shikoj. Ndaj Zotit kaq njerëz janë besuar, Udhëtarë nuk di sa shumë numëroj.

Pas perdes, një vals

Një temperaturë e lartë, më ngre trupin në pavetëdije Në një vals vienez për të vallëzuar jo vetëm, por me të timen hije. Në ngritjen e kokës anuar Pavetëdija dergjet, e merr forca Kridhet në kënaqësinë e imagjinatës, Temperaturë e lartë që prehje nuk gjen në tik-takun e mesnatës. Puthitur dorën me hijen time fantazia në pavetëdije,  Përtej perdes së lodhur të syve  Arrin në dymbëdhjetë vallëzime. Një mungesë në dorë ndjen, Kur veten e hijëzuar, më, aty, se gjen. Prej vallëzimit, kish mësuar Se sa shumë,  Nevojë për veten kish Por,  E kish harruar.

Me tu lodh zemra

Mu lodh zemra, tu prit për emrin tënd që n'telefon m'del. Mu lodh zemra, tu dit që më n'telefon smë merr. Zemra mu lodh tu rend mas teje, E me veten, habitem Sa besim t'marrë kisha pas mas teje, besim i përkushtuem, njejt, si mas nji feje. Kur em pyt si jam t'bërtas du, t'shaj, t'qaj, t'plas. Ashtu si ti mke lan, Si drrasë, e vyshkun E lanme n't'ftoht mes dimni, gjethesh zhveshun. E ty?! A tka ba vaki, zemra me tu lodh e me njerzit t'dëfrehesh? A thu se mirë je Ndoshta jo, se me vra mendjen jo, nuk asht pasioni jot. Ndoshta po, Mendjen e vret, kur Të Dua S'ma thua dot...

kon-tempo-rane

Sonte,  në përzgjedhjen e 1000 emrave, askujt nuk i përshtateshin vargjet. Sonte, Kjo poezi mbeti 1000 herë e patitulluar. Sonte fjalët e mia i rrëmbeu djalli, Djalli që shpirtin tim mori,  e të vetin më fali. Nga të gjitha mbrëmjet që me domosdoshmëri, dikujt i kushtova një poezi Sonte,  Mes rreshtash përhumbem, Përse-në, nuk e di... Ka një lidhje me besimin, Që realisht,  se sa i fortë është,  ti e kupton Sepse, kur ti me të vërtetë e ndjen, Ai të zotëron! Mantra në kokën time me dëshpërim, përsërit 3 herë besim besim besim. Jashtë dal, pak frymë të marr Ndiej që ajri më rëndon Ajri, frymë më mban. E kur mantra trurin më ka pushtuar Një shenjë nga Zoti marr, Nga mendja mantrën për të larguar, kon-tempo-ranen, ti, për të lexuar.

Mos vallë quhet lumturi?!

A quhet lumturi?! Kur nuk arrin ta prekësh ti?! Më thuaj çfarë quhet, nëse jo, dashuri?! A arrin dot ti,  të kuptosh çfarë ka në brendi?! Për çfarë luftojnë të gjithë?! Ndoshta dhe ti  Për asgjë më pak,  ndoshta as më shumë se, thjesht, dashuri. E vjen ti Dashur pa dashur në agoni Duke shkatërruar si me superfuqi çfarë syri të shikon, por zemra dot nuk të arrin. Ndoshta ti nuk e di, se si është  Kur zemra ngrohet e arrin në dashuri. Do të lutem diçka të kuptosh,  nga e gjitha kjo histori  Me një shpirt luftarak A mundet të luftojë një si ti?! Nuk di çfarë emri i vendos ti Ndërhyrje e pakërkuar krejt jashtë thelbi?! Mendon se ke rëndësi thjesht sepse dikush të pyeti? Mos ndoshta e quan kotësi?! Se besoj kur aq fort kundra-s mëshon ti. Mos vallë quhet lumturi?! Kjo që arrite, por (s')munde  të shkatërrosh ti!

Kështjella

Lidhur pas kujtimeve, I drejtohem Kështjellës. Një rruge të gjatë, Një jave të ngutshme, Një aventure të shkurtër, 13 ditëve aq të lutshme  Nuk di ç'më shoqëron rrugëve Një ndjesi që, mezi pret të dali nga vetja. Një ndjesi që, fokusin, Nuk e përqëndron më tek vetja. Rrugës për në Kështjellë Diçka në mend më sjell, ...magjepsem nga pamja, dua të jetoj aty... Si luftoj me shiun, me veten, me kalorësin Me aventurën e shkurtër që më joshi. ...por magjepsja aq zgjati Se në luftë e çoi derivati. Lufta,  Një luftë që ti duhet ta kishe Fituar Ndaj të tjerëve, për Mua duke luftuar...

I detyrohem vetes

I detyrohem vetes Ndoshta një shpjegim, asgjë më shumë. I detyrohem vetes, të di rezultatin në dyluftim, fitimin e të cilit Nuk e pata fatin. Quaj veten Olivia teksa dredhis rreshtat nën Jazz. Këngëve të çlirimit i këndoj,  me zë fort i thërras. I detyrohem vetes një ndjesë  që nuk hezitoj kurrë, Merrem kështu krejt pa përtesë Me një të varur, të gjallë pikturë. Në tekstin e këngës, më duhet të thërras dikë Në shtëpi të kthehet, hë për hë... Ama vetes time, ndjesën, nuk ja kërkova Prej pritjes a prejt tekstit, diku gabova. I detyrohem vetes, diçka në pafajësi Ndjesë, për edhe një të rradhës, fillim të ri.

Kush i shkruajti lumturisë?!

...të paktën jo unë, unë s'i shkruajta lumturisë. I kam shkruar dhimbjes, mallit, dashurisë e mërzisë. Në mes pyetjesh, dikush shpjegim kërkon Përse i shkruaj ndjenjës, kur shpirtin më përvëlon?! Përse, do dikush të di A nuk ka gjithmonë dritë në fundin e një tuneli?! Është ajo që ne e quajmë lumturi, E mira që sot nuk ta do çdo njeri. Ajo e mira për të cilën lufton shumë ti Lumturia që do të thyhet, po ta ndash me njeri. Kam dhe ke, nevojë, për pak privatësi, Që çdo të mirë, ta shijojmë Qetësisht në liri!

Hakut tim

(gegërisht, shkurtimisht) Zotit, Për hakun tim ju hakërreva sot Lujta, qava, theva, shava Për çmendurinë që m'kaplon e se kontrolloj dot. Një hak mu mor dursh. Një copë hak, pyta Zotin pse?! Padyshim, Përgjigje s'mora Njerëzit për me vujt kan le Zoti,  Një copë haku m'rrxoi nga durt Se i kujt ish, këtë nuk e di... Një gjë di me siguri Njerëzit, jo se nuk kanë fat, Ata e kanë, po thjesht të zi.

Përfshirja e të dielës

Në njërën prej ditëve të Zotit Vendos të thyej rregullin tim. Në kafenenë e preferuar, Dikush t'i bashkangjitet vendit tim. Me shumë dëshirë dhe krejt pa hezitim Ftesën për café ma pranon një trim. Me pendesë të madhe shumë, E detyruar nga vetë unë.. Satisfaksionin e një 5-vjeçareje marr  Kur kujtoj herën e fundit që kam qeshur kaq shumë.  E mendje ndryshova! Sa gabim në gjykim (nuk) pata Këtë e kuptova. Teksa ditës i vjen fundi, Kështu, edhe poezisë... Nëse sërish do të t'përfshij në të dielën time,  ti shpirt a do vish?!

Në parkun e peonjave

Në vendin tim të preferuar, Në parkun e peonjave Sytë më hasën, dy zogj të dashuruar. I përgëzova sapo i shikova. Me mend dashurinë time *të çmendur* kujtova. Përqafuar, njëri-tjetrit krah, Me vallëzim sysh i shoqëroja. Në vendin e tyre të isha! Asgjë tjetër sdo të kërkoja.  Në freskinë e gjetheve fluturuese  Mes flladit, që moshën time pa zor mund. Zogjtë e dashuruar zbehen si një vegim, Nga një erë e fortë zhduken,  Nga një erë që çdo gjë arrin të tund.