Mos vallë quhet lumturi?!
A quhet lumturi?!
Kur nuk arrin ta prekësh ti?!
Më thuaj çfarë quhet, nëse jo, dashuri?!
A arrin dot ti,
të kuptosh çfarë ka në brendi?!
Për çfarë luftojnë të gjithë?!
Ndoshta dhe ti
Për asgjë më pak,
ndoshta as më shumë se, thjesht, dashuri.
E vjen ti
Dashur pa dashur në agoni
Duke shkatërruar si me superfuqi
çfarë syri të shikon, por zemra dot nuk të arrin.
Ndoshta ti nuk e di, se si është
Kur zemra ngrohet e arrin në dashuri.
Do të lutem diçka të kuptosh,
nga e gjitha kjo histori
Me një shpirt luftarak
A mundet të luftojë një si ti?!
Nuk di çfarë emri i vendos ti
Ndërhyrje e pakërkuar
krejt jashtë thelbi?!
Mendon se ke rëndësi thjesht sepse dikush të pyeti?
Mos ndoshta e quan kotësi?!
Se besoj
kur aq fort kundra-s mëshon ti.
Mos vallë quhet lumturi?!
Kjo që arrite, por (s')munde
të shkatërrosh ti!