Pamjaftueshmëria

Do të doja që ta dije

Arsyen, e çmendurisë time.

Arsyen e një romantiku të pashpresë,

Që me këtë shpirt, 

Do të jetoj

Derisa të vdes. 


A ishe ti arsyeja?!

Brejtësja e mendimeve të mia.

Sa pak jam unë për ty?

Këtë mendim e jap unë,

Më lejo të të pyes

Njejt si unë, a mendon dhe ti?!

Çfarë është pamjaftueshmëria?

Realiteti im?

I yti?

Realiteti i saj dhe e tija.


Merr kthesë...


Nën lëkurë, 

Aromën tënde *1 milionëshe* mbaj përqafuar.

Po nën lëkurë, 

Aq fort shtrënguar

Mbaj shpresën

Ty, për të të mos lëshuar.

Për të mos u humbur

FALJA

Biri

Requiem

yjet

Reflektim

Eksperiment

Lakmitar i fatit tim

Nobel për paqe

Të dua vs Të kam xhan