Në parkun e peonjave
Në vendin tim të preferuar,
Në parkun e peonjave
Sytë më hasën, dy zogj të dashuruar.
I përgëzova sapo i shikova.
Me mend dashurinë time *të çmendur* kujtova.
Përqafuar, njëri-tjetrit krah,
Me vallëzim sysh i shoqëroja.
Në vendin e tyre të isha!
Asgjë tjetër sdo të kërkoja.
Në freskinë e gjetheve fluturuese
Mes flladit, që moshën time pa zor mund.
Zogjtë e dashuruar zbehen si një vegim,
Nga një erë e fortë zhduken,
Nga një erë që çdo gjë arrin të tund.