Pas perdes, një vals

Një temperaturë e lartë,

më ngre trupin në pavetëdije

Në një vals vienez për të vallëzuar

jo vetëm, por me të timen hije.

Në ngritjen e kokës anuar

Pavetëdija dergjet, e merr forca

Kridhet në kënaqësinë e imagjinatës,

Temperaturë e lartë që prehje nuk gjen

në tik-takun e mesnatës.

Puthitur dorën me hijen time

fantazia në pavetëdije, 

Përtej perdes së lodhur të syve 

Arrin në dymbëdhjetë vallëzime.

Një mungesë në dorë ndjen,

Kur veten e hijëzuar, më, aty, se gjen.

Prej vallëzimit, kish mësuar

Se sa shumë, 

Nevojë për veten kish

Por, 

E kish harruar.

Për të mos u humbur

FALJA

Biri

Requiem

yjet

Reflektim

Eksperiment

Lakmitar i fatit tim

Nobel për paqe

Të dua vs Të kam xhan