I detyrohem vetes
I detyrohem vetes
Ndoshta një shpjegim, asgjë më shumë.
I detyrohem vetes, të di rezultatin
në dyluftim, fitimin e të cilit
Nuk e pata fatin.
Quaj veten Olivia
teksa dredhis rreshtat nën Jazz.
Këngëve të çlirimit i këndoj,
me zë fort i thërras.
I detyrohem vetes një ndjesë
që nuk hezitoj kurrë,
Merrem kështu krejt pa përtesë
Me një të varur, të gjallë pikturë.
Në tekstin e këngës, më duhet të thërras dikë
Në shtëpi të kthehet, hë për hë...
Ama vetes time, ndjesën, nuk ja kërkova
Prej pritjes a prejt tekstit, diku gabova.
I detyrohem vetes, diçka në pafajësi
Ndjesë, për edhe një të rradhës, fillim të ri.