Jam pelegrin

Jam pelegrin

i një rruge të pakthim,

Pelegrin,

Midis maleve që oshëtijnë.

I nisur drejt një rruge besimi

Arsye e humbur

pre e një manifestimi.


Jam besimtar i të kaluarës

Mendimtar i të menduarës.


Mes malesh,

një fortunë më mpin trupin.

I përgjunjur,

Lutja ime

gjallë më mban trurin.

Prehja ime i thërret arsyes,

E kaluara

Vërtetim i thyerjes.


Në pelegrinazh më shoqëron vetmia,

së bashku me lutjet, Zotat e ironia.

Me sytë lart, qiellit drejtuar

Një spektakël aureolash shikoj.

Ndaj Zotit kaq njerëz janë besuar,

Udhëtarë

nuk di sa shumë numëroj.

Të gjithë e kanë lexuar

Të dua vs Të kam xhan

Nuk kanë përgjigje këto pyejte

What would you do for love?

Pas t'njëzetegjashtit