Posts

Showing posts from 2019

Tren rrëfenjash

Po pres të shkoj, në një rrugë që më bën zë të rri. Dikush tjetër i dha drejtim rrugës time, Pa dëshirë kësaj rradhe të iki. Ama një dorë pres të më ndalojë, Mendjes t'i thërras, ta kuptojë! Gabimet e mëdha kohë duan, S'ka doktor t'i rikuperojë. Në tren me siklet më shihnin, plot pasagjerë 'C'kish vallë që qante', mendonin 'kjo grua e mjerë?' Perlat nga sytë, qetësisht mbi faqe rridhnin. Dy duar të ashpra, pashë që menjëherë donin t'i fshinin. Mbështetur kokën, e harroi në xhamin që kish zënë ngricë, E gjora zonjushë, në sytë e saj kish ende baticë. 'Për ku jeni nisur?' ta pyes tentoj , Por stepem, se ndoshta ashpër, zonjusha do më shikojë. Në gjumë sytë e saj, krejt qetësisht perëndojnë, por në mendjen e asaj zonjushe, kushedi sa mendime kalojnë.

Replikë Robertit, sërish

Na ish një herë një farë Robert që emrin tim përmendte shumë Për besë po, nuk ju gënjej "Meri" thërriste edhe në gjumë. Dy herë vargje mua më thuri që t'i falja pak dashuri megjithatë mend nuk vuri t'më afronte s'dinte, në krahët e tij. I sajoi nja dy trike që pesë herë të më takonte një herë më tha se për të isha mike më pas rrëfeu se më dashuronte...

Replikë Robertit

Emri yt i dashur Robert, më mbështjell të gjithën në dashuri. Paçka se na ndan i tëri ai det, Thuamë pak A ndahemi dot ne të dy? Verën e mbaj si barin më të lehtë, Të më qetësojë shpirtin nga paprania jote, Dhe të dehem për ty dua sonte, Se afshet e mia nuk të përkasin më ty, (të harroj tani!) I përkasin kësaj bote! E di Robert? Aq shumë më vret ky emri yt, Sa ndonjëherë nuk është ilaç, por helm që më mbet në fyt. Zgjohem pa ty, por thërras: Robert zgjomë! E vetdijshme, e humbur jam E vetme pa ty në dhomë. Ama ti lavde vazhdon të thurësh, Si besnik i zemrës sime. O zot çfarë dashurie kjo e jona Dashuri e fortë, e madhe, trime!

Rrezet blu të shpirtit tim

Në më të madhen frikë, se diçka humba sërish Sytë e mi u strukën pas një të madheje vetëtimë. Pas qiellit që nuk shkëlqen e me retë idhnake që iu trembem, dashurisë për ty sonte po i shkruaj. Para se vërtetë të çmendem! Qiellit i hakërrehem,  kush ja mori atij shkëlqimin?! Pas teje sonte dua të dehem,  të harroj çdo mendim timin! Në detin blu të syve të tu,  pa drejtim notoj, humbas, s'di se ku... Shkëlqimin diellit, sytë e tu ja paskan marrë Blu-ja e detit, sot dukeshka si vaj. E teksa rrezet sërish nuk ndriçojnë. Krejt natyrshëm zgjodhën, mua të më lëndojnë. Në borxhe nuk mund ta lë marrdhënien tonë, i hakërrehem tani diellit, që më nuk ndriçon. U bëj thirrje dhe rrezeve, që qetësisht u shpërndanë. Asnjëra prej jush, dashurinë të mos ma marrë!

Tjetra

Në një herë si kjo zgjedh të jem tjetra, në faj, mes fajesh, e pafajshme. Mundem t'ja lë fajet verës? Apo një dashurie të pandashme?! Në trekëndëshin me një katet të fshehur, Gabimisht zgjidha teoremën, e dehur. E problema në ferr kthehet, kur unë kërkoj më shumë të dëfrehem. E pamësuar ndaj faktorit besim, e marrë, e shthurur për më shumë ti Teksa mendoja se nuk isha më në vetmi Mësova se dashuria për mua, ndahej në dy. Lakmitare për më shumë, e etur për gjithmonë  unë. E lodhur kurrsesi, por tani në garë e fiksuar, jo më për dashuri!

Apasionatë e gazuar

Më duket sikur do vdes nga harresa e njerëzve që më lanë. Më panë Të ftohtit t'i dridhesha. Mëshirë për mua Thanë që s'kanë. Ndiej se po vdes! Me shtrëngimet e zemrës që m'kaplojnë. Më çojnë në ferr, Në tokë më rikthejnë, Më keq, ndjesi hakmarrjeje të përjetoj. Tokë! Nën vete mbamë se sonte fuqi s'paskam. E në mos, As hirin të mos ma ruajnë Në vende që nuk më dashkan! Po shkoj pa u ndjerë, ndoshta tërmet për disa të tjerë. Do t'i dhembsem unë askushit, Veç atyre që më kanë lerë!

Maja nën Amor

   E ulur aty buz ë  detit, diçka po vështroja. Nj ë  hije sa p ë r dy q ë  n ë  puthje ish kthyer n ë  nji. Dashuria mendova, jo s’njihka gjini. Melodia sot shije spo linka. E tradh ë tuar paska humbur diku. Mendoja pak dashuri t ë  ikja ti jipja, e n ë  vetmi mos ta shihja m ë .  Deti s ë rish  me shkum ë n po vinka, i trazuar me fjal ë  e anije plot. Mendova p ë r jet ë n s ë rish t ë  p ë rrallisja.    Cil ë n dashni do t ë  zgjidhja mot?    Mes pasionesh hipnotike un ë  ngadal ë  humbiskam, ashtu pa frik ë , duke i zhdukur t ë  v ë rtetat g ë njesht are. Por ndryshim jo, s’po shihkam, sa p ë r turp i than ë  ato.      Sa abstrakte je ti sot? E veshur me mantelin q ë  si kuror ë  ka fjal ë n ndryshe.    Sa e pakapshme je ti sot?    A thua se nuk je m ë  dyshe?    Zgjedhjet tona u vendoskan n ë  d ë nim...

Arsyet pse shkojmë

Image
 Kohët e fundit pyetja që i kam bërë më së shumti vetes është: “ Pse shkojmë?”    Kur them “shkojmë” nuk dua të them se ikim nga diku, ikim nga një punë, apo nga dikush. Kur them “shkojmë” , e kam fjalën … përgjithmonë !    Diskutimi me veten më bëri të mendoj, të përqendrohem në arsye dhe ti gjej një përgjigjje pyetjes sime. Teksa unë dhe qenia ime po shfletonim  arsyet  se pse njerëzit shkojnë, na dolën shumë “arsye”. Nuk mund ta mohojmë faktin që na bënë përshtyjpe., ashtu siç nuk mund të mohojmë dhe faktin se ky shkrim nuk ka asnjë bazë reale, ndryshe nga të tjerët. Dhe njerëzit shkojnë…    Njerëzit shkojnë sepse janë misionarë, e si të tillë kanë misione për të kryer. Pasi mbarojnë “jetën”, kalojnë në atë “të përtejmen”. Ne mendojmë se askush nuk shkon nga dëshira, por as nga detyrimi sepse mendojmë se çdo gjë është e paracaktuar. Ne i falemi kohës tonë sepse nuk e dimë se sa na është falur ajo ne, mendojmë p...

Pasagjerë

Image
Unë dhe ti, me pak ngushë llime. Vetes vend duam t’i gjejm ë , p ë r pak shp ë time. Destinacione t ë  ndryshme duam, Harta shpalosim, num ë rojm ë . Nj ë  vend t ë  p ë rbashk ë t dot se gjejm ë , Pas grindjes fshihet nj ë  destinacion. Teksa mes reve fluturojm ë , Nj ë ri-tjetrin e shohim n ë  sy. Diçka turp kemi ta k ë rkojm ë , Diçka m ë  shum ë  se dashuri. Mbi supin tënd gjumi m ë  merr, Tek ti mb ë shtetur n ë  paq ë si. A thua jam n ë  parajs ë  vall ë ?! Q ë  kaq qet ë , fle dhe rri E qet ë  fle, t ë r ë  siguri, Gjumit k ë putur, mbi bardh ë si. T ë  zgjohem nuk dua, por m ë  detyrojn ë . Se paskemi mb ërritur , n ë  destinacion!

Rrezet e diellit

Image
Pa dashur t’ju gjykoj, po ju hakërrehem, Se sot ju u ndjetë, ashtu siç meshkujt çdo ditë ndjehen. Diçka nuk shkon me ju, Që harroni se kush jeni, Që në raste ditësh të tilla, Në vend të protestës Mblidheni dhe kërceni. Një gjë më bën habi, Që ankoheni se qenie të dobëta jeni, Kur keni treguar se në ditët më të vështira, Shkopin nuk jua hante as qeni! E tani dua tju shoh, Për sojin tonë teksa mblidhemi, T’u çjerrim sytë kur na ulin, Se ne gjithmonë në këmbë arrijmë të ngrihemi!