Maja nën Amor
E ulur aty buzë detit, diçka po vështroja. Një hije sa për dy që në puthje ish kthyer në nji. Dashuria mendova, jo s’njihka gjini.
Melodia sot shije spo linka. E tradhëtuar paska humbur diku. Mendoja pak dashuri të ikja ti jipja, e në vetmi mos ta shihja më.
Deti sërish me shkumën po vinka, i trazuar me fjalë e anije plot. Mendova për jetën sërish të përrallisja.
Cilën dashni do të zgjidhja mot?
Mes pasionesh hipnotike unë ngadalë humbiskam, ashtu pa frikë, duke i zhdukur të vërtetat gënjeshtare. Por ndryshim jo, s’po shihkam, sa për turp i thanë ato.
Sa abstrakte je ti sot? E veshur me mantelin që si kurorë ka fjalën ndryshe.
Sa e pakapshme je ti sot?
A thua se nuk je më dyshe?
Zgjedhjet tona u vendoskan në dënime persekutuese, se kjo lloj dashnije për këta, kjo dashni qenka helmuese.
Mendimet komerciale le të vërshojnë lumë, po s'u mësuan sot, këta njerëz s'do të mësohen kurrë!
Unë këtu sërish do të jem, për ty e dashur duke pritur, e ndërkohë po e deklaroj, sa shumë të paskam dashur, e s'e paskam ditur!
E me zërin e ngjirur, Maja thërrita, ndërsa ajo në emër më thërriti Amor, të dyja e dinim që mbanë do ja dilnim, nevojë jo s’kishim për dashnor.