Rebelohem
Më nuk rebelohem se koha më ka ndryshuar, Jam bërë pranuese-dembele e shprehjes se fati na qenka i shkruar. Rebelohem, Ndaj vetes më shumë, Se sa pak vrer kam. Rebelohem, Se e vërteta e qenësisë sime ka humbur, E unë më, aty nuk jam. Por njeriu ndryshon, Me kalimin e viteve, Me lëvizjen e akrepave të orës, Me numërimin e ditëve. Kam ndryshuar dhe këtë e di mirë, Çdo ditë, kotësia e qenies më rrethon. (E jo veç mua) Për t'u ngritur pa dëshirë.