Viktima të kohës

Viktima të kohës, të detyruar, pa dëshirë
zgjodhëm të jemi
Në botë tonë kaq të trishtë.

Jemi viktima të vetes,
Të mendjes së frustruar,
Në shpërthim gjithmonë për të arrirë
nga mentaliteti i cunguar.

Gdhë që nuk gdhëndet,
Viktimë e kohës jam, 
Të vras apo të vritem
Në mend dilemën e ditës kam.

Në ka Kabul e Siri
që nuk vrasin,
por vritet për liri,
Ka dhe një vend në hartë
që quhet Shqipëri,
E përgjakur së fundmi,
E dehur nga një ekstazi.

Ekstazi
Mendje shpërthyese
Në gabim ftuese 
Në krim zhytëse...

Rebelim gjer në vdekje
Nga buron gjithë kjo etje?
Pre e mallkimit për të qenë të ligj,
Të vetmuar gjenden në këtë botë,
Të vetmuar e pa miq.
Vetëm, as pa veten 
Viktimë e kohës vazhdoj të mbetem.

Se kur kjo gjendje do të mbarojë,
Drejt të them nuk di.
Ah sa do të doja
Një forcë jashtëtokësore të kisha,
Dy herë pa u menduar 
ta ndalja këtë marrëzi.


Për të mos u humbur

FALJA

Biri

Requiem

yjet

Reflektim

Eksperiment

Lakmitar i fatit tim

Nobel për paqe

Të dua vs Të kam xhan