Pranë Zotit

Pranë Zotit,
Gjendem tashmë unë.
Në parajsën qiellore,
Një engjëll më shumë.

Hyjnia e këtij vendi 
qenka e tejskajshme, 
si arsyet që engjëjt janë këtu.
Të dhimbshme, të llahtarshme.

Pranë Zotit,
Duarlidhur nga ç'mund të kryej,
Hak s'mund të marr
Tek njerëzit e urryer.

Pranë Zotit,
Gjeta paqen
që se pata as me atin,
hedhur krahëve pas 
këtu mësohesh si ta lësh fatin.

Këtu mëson se falja 
ka më shumë rëndësi se ngjallja.
Kush kërkon të mos falë asnjëherë,
Në parajsë vend nuk do të ketë për engjëj të tjerë.

Për të mos u humbur

FALJA

Biri

Requiem

yjet

Reflektim

Eksperiment

Lakmitar i fatit tim

Nobel për paqe

Të dua vs Të kam xhan