Maskat
Maska,
Të shtirura maska,
Të hidhura maska,
Asgjë më shumë se fasada.
Maskë që të rrëmben si melodi
E dehur nga ideali që beson kalimthi.
Maskë pjesë e dramës
e zhanerit tragjedi.
Maskë e paçjerrë,
E pa mësuar ende nga të tjerë.
Në pritje që të bjerë,
Fytyrë në diell për ta nderë.
Maskë fatale
fsheh bukurinë fenomenale.
Mashtrim edhe për një të rradhës ditë,
Maskë e sofistikuar që arrin të fsheh dhe sytë
Do ngrihem maskën unë ta çjerr,
Për pak desh më hodhi në ferr.
Më çoi në djall, më bën me faj
Maska me të cilën unë ngjaj.