Rebelohem

Më nuk rebelohem
se koha më ka ndryshuar, 
Jam bërë pranuese-dembele 
e shprehjes se fati na qenka i shkruar.

Rebelohem,
Ndaj vetes më shumë,
Se sa pak vrer kam.
Rebelohem,
Se e vërteta e qenësisë sime ka humbur,
E unë më, aty nuk jam.

Por njeriu ndryshon,
Me kalimin e viteve,
Me lëvizjen e akrepave të orës,
Me numërimin e ditëve.

Kam ndryshuar dhe këtë e di mirë,
Çdo ditë, kotësia e qenies më rrethon.
(E jo veç mua) Për t'u ngritur pa dëshirë.

Të gjithë e kanë lexuar

Të dua vs Të kam xhan

Nuk kanë përgjigje këto pyejte

What would you do for love?

Pas t'njëzetegjashtit