Maja e Olimpit

Dhe një herë marr të ngjis malin
për të nxjerrë britmën time të çjerrë
Dua vetëm të gjej atë djalin,
që i vetëm ngeli, por jo i mjerë. 

Një grusht të mbledhur, në grykë e kam
S'di kujt t'i drejtohem që t'më çlirojë.
Ndonëse ndryshimin e kam kërkuar te vetja,
Tani, asgjë s'është më njësoj.

Më duhet kohë, malin ta ngjis
se kështu kohë mori dhe vuajtja e tij,
Zog, shpend dua të bëhem
Luleve e pemëve, përgjatë malit të degdis.

Në fluturim, engjëj dalloj
Në zog jam kthyer, me shpejtësi fluturoj.
Shenjë dalluese prej së largu
shfaqet djali që kërkoj.
E lus të zbresë
se ky vend nuk është për asnjë njeri.

- Vetëm nuk je, 
tashmë jam unë me ty!

Të gjithë e kanë lexuar

Të dua vs Të kam xhan

Nuk kanë përgjigje këto pyejte

What would you do for love?

Pas t'njëzetegjashtit