Po ta ktheja kohën

S'mund ta kthej dot kohën pas,
E ty nga hiçi të të kërkoj.
Pas, veç pak, kohën ta ktheja
për të të thënë se të dashuroj.

Kjo letër e vjetër
në duar do t'më mbetet.
Dashuria, më ka mësuar të heshtem,
Pas teje zemra, më nuk do të endet.

Po ta ktheja kohën pas,
Të mjerën letrën time, do ta kisha postuar
E do të çmendesha nga pritja,
Ty për të të takuar.

Ndaj koha ecën,
As ty, as mua, nuk mundet të na presë.
Pritja jonë mund të jetë zgjidhje
për dikë që ende ka shpresë.

Të gjithë e kanë lexuar

Të dua vs Të kam xhan

Nuk kanë përgjigje këto pyejte

What would you do for love?

Pas t'njëzetegjashtit