Baba
Mëngjesi pa dëshirë më zgjon
me dritën e diellit që hidhur,
mbi mua rrezaton.
Ky rrezatim vjen i zymtë,
I zymtë, si babai
Babai që don me m'mbyt.
Frikë kam
Kjo ëndërr pse më duket kaq reale
qullë bëhem nga djersët,
Kur mendja më shpie
në fundin e ëndrrës sime fatale.
Ba,
Durt tuja ndjej frymën që po ma marrin.
Ba,
Durt tuja prej meje hiq
At jet' që m'fale,
at jet' po m'marrin.
E forcë ai më s'kish,
Ose kështu mendoja unë
unë gjethja e fildisht'.
Për mua më forcë nuk kish
se unë qeshë këputur,
prej jetës larguar,
e ftohtë tashmë,
drejt në dhé për tu çuar.
Habitem pse prej ëndrrës
ende nuk jam zgjuar,
Në bardhësinë e syve
hyj ngadalë mes kopshtesh të gjelbëruar.
Por i vdekuri vazhdon të ndjejë
kur në kutizën pa dëshirë-të-futur,
E vajtojnë të gjallë-të vdekshmit e tjerë.