Nevoja ime për ty
Kur nevoja ime për ty, preku qiellin
Unë u ktheva në diell e rreze lëshova.
Universi mendoi se isha e paprekshme.
Andaj si për inat, unë ty të dashurova.
Një ditë një shi i imët
me re mbuloi shkëlqimin tim.
E pamundur rrezet ty për ti lëshuar,
Kuptova që kjo sëmundje nuk paska shërim.
E në tokë kthehem sërish,
Për të të shpëtuar ty renda si e marrë.
Ah dhe kur një herë dashurinë e gjeta,
Pa dashur e çova në djall.
Ish universi që më ndëshkoi,
për dashurinë që përtej qiellit gjeta
prej duarsh ty nga unë të mori,
E vetme, shkëlqimhumbur, pa ty mbeta.
Në një botë tjetër premtoj të të takoj,
Po më duhet shpirt të t'them se
malli për ty
Gjithmonë do t'më përvëlojë.