Dhoma e miqve

Në dhomën e miqve jam,
një dorë letra duke luajtur.
Një tavolinë pokeri prej nesh rrethohet
Dorën e rradhës dikush pret për ta gjuajtur.

Pas letrave diçka vërej,
një avull që kërcen mbi kokat e miqve
Rrethues si djalli, që komandon mendt e tyre.

Turfullues miqtë janë
pas çdo gjuajtje, çuditshëm ngrenë krye.
Pas çdo rradhe 
bllofin lexoj 
kur miqtë shprehen sysh.
Ndër tavolinë, lëvizje kuptoj
Duar të shpejta shkëmbejnë ndonjë dysh.

Jo dhe aq pabesisht të zënë
nga dikush që i spiunoi
Miqtë kuptojnë se gafil janë kapur,
Kollaj për ta ish të thoshin
se qe vetëm një lojë.

Për të mos u humbur

FALJA

Biri

Requiem

yjet

Reflektim

Eksperiment

Lakmitar i fatit tim

Nobel për paqe

Të dua vs Të kam xhan