Mos i beso ditarit!
Kam aq kohë, oh Zot sa shumë kohë që dua të shkruaj! Të shkruaj aq ndjerë sa të qaj me ngashërima, të më rrahë zemra në shpejtësi e të trembet nga frika se mos tik-taket e saj do të ndalojnë së zhurmuari. Aq kohë që në sirtarin e pritjes një film qëndron mërzitshëm, sikur më thërret e bën me shenja që të vihet re.
Përpiqem, dhe një herë tjetër, derisa sot, ditën kur unë dhe ajo pjesë e teknologjisë që më ofron filma falas, i kishim marrdhëniet më mirë se ditët e tjera. Ndaj para ekranit që më lodh sytë, strukem për të parë ditarin e famshëm.
I jam hakërryer Rayan-it me veten time kushedi sa e sa herë, "Të urrej"- i thoja.
Fytyra harroi çdo të thotë një pikë loti, dy uraganë të vegjël tashmë shfaqnin më shumë se dashuri për të.
Ah çfarë dashurie!
Mundohem çdo ditë t'i mbush mendjen vetes se nuk ka dashuri që ekziston, kam parë aq shumë saqë...
Ama kur shikoja dashurinë e Noa-s dhe Elli-t, përpiqesha t'i provoja vetes të kundërtën. Zëri i pavetëdijes thërriste: "Beso Meri!"
Uni im i keq ngrihet me zë që çirret me argumentin se është film, ama zemra e dobët që askush nuk e njeh thotë se ajo ka dëshirë të ofrojë mundësi të reja, të besojë në dashuri, se fundja, filmat një bazë reale e kanë.
Ama unë tërhiqem prej këtij debati lodhës, egoja e ligë nuk ka kohë për vogëlsira.
E megjithatë për t'i kujtuar vetes se çdo shkronjë e mirë i ka shkuar dashurisë, dua të mbyll mbrëmjen me këtë.
Mua dramat më pëlqejnë aq sa janë kornizat!