Dikush ti përgjigjet eklipsit

 2/3 

Për të tashmen


Të dua

Njësoj dhe sot, 

Me të njëjtën forcë,

Me të njëjtën dëshirë premtimi

Si në altarin e bardhë që shkelëm,

Me të njëjtën arsye betimi.


Një kartolinë shënimi 

pranë kokës më zgjon,

Vetëm një Zot do ta dinte

Fuqinë e asaj fjalie,

Që do t'më ndryshonte jetën, përgjithmonë.


Mes uljesh e ngritjesh,

I shkrepur në sytë e mi, ka ngelur momenti

Kur në rërë përcëllonim këmbët,

E përballë betimit tonë,

Shkumëzonte deti...


Mes uljesh e ngritjesh,

I kujtoj sa herë vetes 

Se si Ne, ujisim dashurinë,

E me këtë, kuptoj se

Kjo është gjithçka i duhet jetës.

Për të mos u humbur

FALJA

Biri

Requiem

yjet

Reflektim

Eksperiment

Lakmitar i fatit tim

Nobel për paqe

Të dua vs Të kam xhan