Retë e zeza

1/3 

Për të shkuarën 


Të kam ndjerë nën lëkurë,

Marrëzisht me ty dashuruar,

Me çmenduri, në mendje të injektuar

Në brendësi

Plotësisht,

Thellësisht depërtuar.


Kam ndjerë shikimin tënd

Rrugëve, prej syve zbuluar.

Sy, që, në turmë më kërkuan

Gjersa më gjetën e më deshën,

Më bënë të ndihesha e dashuruar.


Në sytë që pashë se si reflektohej

Shkëlqimi i shpirtit tim,

Ndryshoi moti, me qindra re të zeza

E bashkë me to, 

Erdhi, e një vetëtimë.


A ta preu dikush hovin?!

Se unë, besim të marrë kisha në ty.

Mendimet tua

Kë lejove t'i ngatërronte?!

Papritur, 

Krejtësisht

Ndryshove ti!


Por unë veten se lëshova,

E as gabim se quaj, që ty, të dashurova.

Ndonëse në zemrën time, varvitej pak shpresë

Në dialogjet me veten,

E dija se ti kurrë më, s'do të bëje kthesë...

Për të mos u humbur

FALJA

Biri

Requiem

yjet

Reflektim

Eksperiment

Lakmitar i fatit tim

Nobel për paqe

Të dua vs Të kam xhan