Nuk do të doja të vdisja pa pasur diçka me ty
3/3
Për të ardhmen
Në stuhinë e rrëmbyeshme të dhjetorit
Ti rrugën merr, për të vazhduar
S'i trembesh motit zemërak
E as përmbytjes që rrugët ka bllokuar.
Ti zgjedh të shkosh
Duke lënë pezull premtimin se do të më dhuroje botën,
E unë, gjurmët tua dot s'i ndjek,
Pafuqia, nga duart më rrëzon gotën.
A thua se gabova, kur ndaj vetes aq shumë kërkova?!
Kur veten të mbushur me pritshmëri sureale, detyrova?!
Kur lejova, imagjinatën time të shuhej në faj?!
Kur kuptova se pritshmëritë nga realiteti më duhet ti ndaj?!
...
Në diçka besoj frikshëm,
Është e tmerrshme me aq sa di,
Në të fundit kusht që do të më privonte jeta
S'do të doja të vdisja pa pasur diçka me ty!