Posts

Showing posts from 2018

Ai quhet Leo

A ju ka rënë rasti që të paktën një herë në jetë të njhni apo të lexoni për dikë që quhet Leo? (Po ju pyes para se të shprehem me siguri… dhe një numër relativisht i madh thotë se ka njohur një Leo ose ka lexuar për një të tillë.)  Mirë pra. Shkurtimisht, për Leon. Me Leon nuk më lidh asgj ë në këtë jetë, ama ndodh që sytë tanë të puqen gati çdo ditë. Herë egër, herë pa vëmendje, herë me dashje e herë me dëshirën më të madhe. Shikimi i tij thërret me zë të mekur për mëshirë, më ndodh që ta dëgjoj dhe t'i kushtoj vëmendje të heshtur. I akullti Leo më bën që këtë pasdite të pi çaj dhe të mendoj për të, t'i hedh sytë rrugës me shpresë dhe të vë buzën në gaz. Është sa real po aq dhe imagjinar. Nuk kam marrë kurrë guximin ta quaj "pre" sepse shpeshherë nuk e kam konsideruar (në tërësi.) M endimet se është shumë larg-dhe-jo-lart për mua dhe shumë jo i vështirë kanë qenë në një dyluftim pa fitues në mendjen time. E kam lënë në pauzë por jo të shkojë. Kët...

Pas t'njëzetegjashtit

Po ti jap do lamtumira, Se kurr si dihet, ma mirë dhe për nesër ti kesh Po t'flas pa dredhina, që mu, kur t'mos m'gjesh n'pritje, ti zemën, t'mos mërzitesh I kam prit ikjet. Si vmendjen tane që noshta se mora kurr! E tani pres t'kalojn vitet Me largsinë tane t'msohem un! Kisha menu se për ty asnji varg se kisha shkru Amo për ty s'kisha menu, Që n'rastin ma t'par që po t'jepet, N'rastin ma t'shpejt, me tradhtu! Kush i priti dashnitë e vërteta e mbet pa u zhgënjy?! Kush? Ahh ju lutna m'thoni! Kujt i mbet zemra pa ju thy?! *** Moral sdu me ndi kur lexoni se flas për dhimba e bes t'shkelun S'jeni ma budalla more mu verbu pri dashnisë, Mi besu nji zemne t'dehun! Ju thrras fort, ju e dini. N'mnyr kshtu që mos baj gjama Për dashni t'rreme e për lot t'derdhun Ma mir kishit nejt te Nana. Mos mi merrni fjalt pesh! Trimave gati për m'ju fal, Mendonja tej qillit! Dy zemra s'i ke...

Mos i beso ditarit!

 Kam aq kohë, oh Zot sa shumë kohë që dua të shkruaj! Të shkruaj aq ndjerë sa të qaj me ngashërima, të më rrahë zemra në shpejtësi e të trembet nga frika se mos tik-taket e saj do të ndalojnë së zhurmuari. Aq kohë që në sirtarin e pritjes një film qëndron mërzitshëm, sikur më thërret e bën me shenja që të vihet re.  Përpiqem, dhe një herë tjetër, derisa sot, ditën kur unë dhe ajo pjesë e teknologjisë që më ofron filma falas, i kishim marrdhëniet më mirë se ditët e tjera. Ndaj  para ekranit që më lodh sytë, strukem për të parë ditarin e famshëm.   I jam hakërryer Rayan-it me veten time kushedi sa e sa herë, "Të urrej" - i thoja. Fytyra harroi çdo të thotë një pikë loti, dy uraganë të vegjël tashmë shfaqnin më shumë se dashuri për të.    Ah çfarë dashurie!  Mundohem çdo ditë t'i mbush mendjen vetes se nuk ka dashuri që ekziston, kam parë aq shumë saqë...  Ama kur shikoja dashurinë e Noa-s dhe Elli-t, përpiqesha t'i provoja vetes të kundërtën...

Për ner

Për ner sonte kisha fjet me ty. Kisha than se tdu pa tpa, Nandrrime Prej turpit Për ner tkisha puth! Tkisha thrrit zotni. Kisha than se e ke gabim Po se ke, ti e din! Për ner kishe nejt! Nse ti do mujshe, Bashk e kishna gjet nji vend Nat temen dhom trremujshme Për ner tisha lut, Isha zvarrit sot tkishe nejt Ti snejte se na sna dojshe! Thu se skish vend ku me flejt Për ner kishim shti shuplak Se un sbaj shum lutna Ah për ner! Bash për ner Burrnis tane nuk ju tutna!

Lëkurë siriane

"Ishte data 9 dhjetor, e mbaj mend që ora shënonte 3:13 e mëngjesit. Ishte akoma errësirë, përballë meje qëndronte Ahmadi, vëllai im, ai ishte i shumë i vogël, ishte mbështjellë me një batanije të hollë dhe ishte mbledhur sa një grusht. Dhe për pak minuta do t'ja prishja gjumin, që në të ardhmen të kishte mundësinë që të flinte më qetë. Në anën tjetër të shtëpisë dëgjoj mamanë që qante e i lutej Zotit për ne, donte të iknim dhe të mos ktheheshim më në atë vend. "Zoti im, mi dërgo djemtë në një vend ku të jenë të lumtur, ku të mos ju buçasin veshët nga zhurmat e bombave, shpëtoji ata prej vdekjes para syve të mi. Shpëtoji ata nga Siria!" Shkova pranë saj dhe e përqafova fort, i kërkova ta merrja me vete, por ajo donte ti qëndronte besnike vendit të saj. Ajo donte ta kalonte jetën atje. Aq jetë sa i kish mbetur... Ne u bëmë gati, unë Ahmadi, dhe 3 djemtë e një familjeje që jetonin pranë nesh. Kishim një rrugë të gjatë për të bërë, na duhej të kalonim vargje malesh p...

Preludi i natës

... Kur në shtrat më bie të jem vetëm, pa Robertin vetes pranë, Qaj me ngashërima sikur atë ta kem humbur Qaj se tejet e lodhur jam. Anash shtratit një kuti Xanax në faj më fton. Më përshëndet "Jam këtu për ty zonjë" Ndihem e humbur sërish Pa Robertin vetes pranë Siç e lodhur dje isha Sot sërish e lodhur jam. Mas hapat e akrepave, Se xhanëm, Roberti do të vijë Ndoshta prej pijes adresën e ka harruar, Ka harruar se ka dhe shtëpi. Një grua si unë, Që shpreson dhe tek drita e një qiriri që shuhet, Një grua si unë, Nga dashuria që vetë ka, pret dhe ajo të duhet. Jastiqet e lagur fytyrën më ftohin. Ama disa zhurma gjurmësh zemrën më ngrohin. Ndiej aromë kutërbuese, Shoh që birrat, të panumërta qenkan kthyer, Porsi pije freskuese. Një "Po ti?" më tremb po aq sa më bën e huaj të ndihem. Shigjeta shikimesh në errësirë më kërkojnë. "Jot' shoqe, gëzohem" dua të çirrem Neuronet e kthjellta në mëngjes do më kujtojnë.

Medaljon pa anë

Image
Në të rrallat ditë medaljoni flet për dy, Njëra anë më falet mua, e tjetra të njeh veç ty. Kur qiejt ulen poshtë, Lëshojnë grimca shkëlqimi, Performancë rrënqethëse Zgjat një natë medaljon-kërkimi. Një puthje ndahet në mes ure deti, pakaluar. Copëzat e shpresës treten në ujin e kripuar. Sa larg mbetën hijet? Tonat përqafuar! Të ashpra nga kripa, nën alga mbuluar. E lagur puthja jonë, në dy vende kish shkuar madje kishte humbur dhe gjurmët, drejt një destinacioni të gabuar. Prej duarve tua një thesar kishte rënë, Medaljoni jonë i çmuar. Pas bregut fort kish rendur ne, për të na shpëtuar. Ama ne nuk ishim aq të fortë, detit, sa për ti shpëtuar. Medaljon nuk bëheshim dot, shkëlqim për të lëshuar. Dhe e kuptuam, Kur sytë për herë të fundit u panë. E dinim se do të mbeteshim Medaljon pa anë.

What would you do for love?

Image
*123, 123 dashuro! 123, 123 dashuro!*  Duke u nisur nga fakti që unë jam një femër tepër romantike në botën e fjalës dhe fjalet e mia i përulen dashurisë, një tjetër shkrim shkon në adresë të saj.  E duke qenë se unë nuk mund t'i kushtohem dashurisë e vetme, këtë rradhë mora një bazë mjaft të mirë. Një bazë që më bëri jo vetëm të qartësoj ide, por të gjykoj ndryshe, të ndiej ndryshe, të ndiej më shumë.             Por çfarë do të bënit ju për dashurinë, e nëse keni mundur, çfarë keni bërë?    Këtë pyetje iu shtrova pak ditë më parë ndjekësve të mi. Përgjigjjet e të cilëve, do ti rradhis më poshtë.             Çfarë do të bëja për dashurinë. * Dikush thotë se në emër të dashurisë, do të dashuronte, kaq e thjeshtë. Konkretisht: "Do t'i falesha qenies tënde, që jetës time t'i jepte jetë!" Dashuri që vret, vetja jonë e lënë pas me mijra herë nga zemra altruiste, çfarë ndodh me ndjenjat tona...

Rikthim në Parisin e vitit 1959

 Teksa shëtisim me Frankun të kapur prej krahu përgjatë shëtitores, Sena e ndjek qetë dashurinë tonë. Nuk më habit qetësia e saj në dhjetorin e ashpër. Me dorën e lirë ngre jakën e pardesysë dhe rregulloj mirë beretën.  Në një kafene të vogël buzë rrugës, luhet kënga "Ne me quitte pas". Vazhdojmë shëtitjen me Frankun, dhe i shtrëngojmë krahët e njëri-tjetrit edhe më shumë, ca nga i ftohti, e ca nga dashuria. E shohim njëri-tjetrin në sy, i qeshim së bashku dashurisë që kemi për njëri-tjetrin...por papritur Franku më humbet nga sytë, zhduket, tretet , bëhet një hije pluhuri, e përpin era... Dhe ndjenja më e vjetër, ajo më e vështira më kthen pas në vitin 1959 , kur dikush, pa arsyen më të vogël, për arsyen e kënaqësisë së tij, ma rrëmbeu Frankun prej duarve.    E mori Frankun prej meje a thua se të ish i tepërt.  Më kujtohet si sot, drithma që ma përshkoi trupin kur e pash Frankun të shtrirë larg meje, ai kurrë nuk është shtrirë pa mua diku .   Ulëri...

Le t'rrimë

T'i falem syve, kur në panevojë më thërrasin të rri.  Nuk ka sy ma tdhembshun se ata tutë, kur m'thrrasin t'rri.   Kur m'thrrasin me dashninë e nji t'marri, pa za, me disa vickla fjalësh të hedhuna n'ajër prej nji krenarie mbytse.   Du t'i përulem syve tuej, kur n'panevojë m'thërrasin bashk me qendru, se m'falin dashninë e nji romancieri, m'falin dashninë e nji fmiet qe e don lodrën e vet mas shumtit,  emocionet e nji dashnije pa kushte o kurrfar interesi.  Nji dashni kristali qe m''lutet me nejt,  m'shef hidhun, mi kërkon buzt dikun me mi prekë,  ama s'don t'ulet, s'don t'mthot se m'don...e m'len me ik.  Kur n'dhomë, mes dy frymash e asnji zani qe nuk flet, njani i kërkon tjetrit spjegim, e pyt pse, e pyt nase e don, e pyt se nuk asht e sigurt. Përgjigjjet kanë marr terrin. Ato e çojn zemrën pesh sa herë, sa herë, sa herë gjysma tjetër e zemrës munohet me fol, mun ohet mi lidh d...

"Të besuarit", kur vetja humbet.

Mos i beso natës! Atherë Uni e humb arsyetimin Flet pa u menduar, Vetja vetes i kërkon shpjegimin. Mos i beso mendimeve! Terri sigurohet ti turbullojë. Pret që ti në lojë të futesh, Grimcat e hidhura mbi ty ti lëshojë. Mos i beso vetes, se edhe kur e kthjellët je ti i ndjek nga pas dyshimet. Ecën, mat hapat, vrapon, nga shkëlqimi hipnotizohesh, Në tokë menjëherë shtrihesh. ✨✨✨ Mendimet lëshoji mbi re, e veten lëre të fluturojë Kështu pasi nata të ketë mbaruar ajo vetë do të vendosë, terrin do ta dojë, apo të ndriçojë?

Kur jeta, thjesht, stë thërret

Përkufizimi i fjalës jetë, (sipas fjalorit të personalizuar), 1- jetë- ajo çka i jepet/falet/dhurohet çdo njeriu që në momentin kur formohen qelizat e para. 2- jetë- Carpe diem/të jetosh momentin. 3- jetë- çdo frymëmarrje në rutinë. Gjithmonë më është dashur ta pyes Zotin "Pse?" ama pyetja vinte gjithmonë në një formë shakaje ose thjesht një fjalë e dalë nga goja pa u menduar. Pak më parë, teksa ulërija me tone maksimale, pyetja ime, kësaj rradhe tepër serioze, "Pse-ja" ime i kërkonte llogari Zotit. Qaja me tingujt e "Now we are free", dhe i kërkoja Zotit përgjigjet që nuk jam e zonja t'ja them vetes me zë të lartë. Për asnjë moment nuk mora asnjë përgjigje, i thërrisja Zotit, i thërrisja dhe jetës po ashtu, por ato, thjesht nuk ishin aty. Më dëgjonin, habiteshin me njëri-tjetrin se sa shumë frikë kisha unë, habiteshin që unë po kërkoja aq shumë të drejta, aq shumë mbështetje nga persona me inekzistencë fizike, më shtynin të ulërija më fort, ...

Zoti donzhuan ju drejtohet

(Çfarë më pëlqen më së shumti kur shkruaj në emrin e një mashkulli është përgjegjësia e fjalës që marr të them. Sepse të gjithë e dimë, ata janë të papërgjegjshëm!) "E dashura ime Malenë, Kur ti të lexosh këtë letër, sytë do fillojnë të nxjerrin kristale të pastra, të pafajshme, të çuara dëm për mua. Ah e dashura ime Malenë, të vështira janë fjalët e një mashkulli kur zihet ngusht dhe nuk di si t'ja dali mbanë. Jam bërë gati me qindra herë të të shkruaj një letër të tillë dhe të shkoj, por diçka më mbante gjithmonë, sepse tek ty ndieja siguri, ti nuk do të shkoje asgjëkundi, nuk do mërziteshe me bëmat e mia, do më doje dhe pa marrë fare pak dashuri në këmbim. Malenë, unë po shkoj. Po shkoj se nuk mund të të jap asgjë nga vetja. Po shkoj sepse ky vend më mbyt. Po shkoj, sepse ndoshta kështu duhet. Po shkoj, sepse nuk i mbaj mend më gënjeshtrat e mia, sepse turpërohem para teje kur më zbulon, dhe më fal si të mos kish ndodhur asgjë. Ama mos mendo se unë nuk të doja. E...

Khlea

Khlea që e humbet "h" gjatë shqiptimit. Khlea, si pesë trëndafilat. Khlea, si pesë histori. Khlea pas kohe.. Teksa dëgjoj "Gëzuar Ditëlindjen!" nga zëri më i qetë që kam njohur gjatë gjithë jetës, jap dhe marr një puthje që më ngjesh të gjithën pas vetes. Përpiqem ti jap vetes kohë, i them vetes ti mbyll sytë dhe ta kujtoj momentin, e teksa e kujtoj, dëshira më bën të kapërdihem. Hap sytë dhe kërkoj për një pije të tretë me vetëdije, pa menduar se sa pak kohë ka kaluar që nga gota e parë. Dua të dehem sërish në histori mesa duket. Përpiqem të kthjelloj veten, por dua të kapem sërish pas rrezikut, dua sërish e sërish, sepse unë, mesa duket nuk e humbiskam besimin kurrë. Ndoshta tërhiqem pas gabimeve?! Apo pas zërit të qetë që më fton në mëkat? Një Khlea për të cilën kam dëshirë të pres dhe të lagem në shi, një Khlea që fton gjithë qenien time në gabim, e fton me djallëzi, më zgjat dorën dhe afrohet drejt meje me hapa të ngadaltë, me buzëqeshje marrosëse që...

Të dua vs Të kam xhan

(Të dua - për gënjeshtarët. Të kam xhan - për gënjeshtarët e sinqertë.) Sikur për një herë të vetme, jam e sigurt që ju kanë thënë "Të dua!" A e keni pyetur ndonjëherë veten përse jua kanë thënë? Sepse ka qenë një lumturi afatshkurtër! Njerëzit thonë të dua pa e ndjerë, pa e kuptuar se pse po e thonë, pa u prekur nga vetëdija e tyre. Thonë të dua, dhe nuk e kthejnë kokën pas për ti vënë peshë fjalës. Thonë të dua, sepse në fakt ju pëlqejnë të bëjnë lajka. E përdorin atë famozen Të Dua, për të marrë besim, për të thyer zemra, për të shpenzuar kohë pa mundur të japin pak nga grimcat e shpirtit të tyre inekzistent. Por, a i besoni ju "Të dua-s"? Po, po dhe po! I besoni deri në verbëri. I besoni sepse e keni shpirtin të mbushur plot, nuk i lini vetes kohë për dyshime, nuk doni ti besoni dyshimeve. I besoni, sepse nuk doni ta prishni magjinë, sepse nuk keni forcë të mendoni ndryshe. Sepse jeni pak të dobët, le ta themi mes nesh. Përse nuk e zëvendësoni Të...

Pasqyrë apo xham?

(Dua ta nis kështu...) Ne njerëzit, jemi copëza të vogla qelqi, që mundohemi me atë tonën të krijojmë një mozaik, në dukje të paarritshëm. Në dukje siç thashë. Jo më kot zgjodha fjalën 'qelq' teksa nisa të shkruaja. Shumë mirë mund të kisha thënë dhe pasqyrë ose xham. I kap nga përgjithësia, që ti veçoj më vonë. Përse jemi një mozaik në dukje i paarritshëm? Sepse jemi copëza që nuk e lejojmë veten të jemi të së njëjtit lloj. Mozaiku ynë është një kompozim i këndshëm pasqyrash dhe copëzash xhami, të cilat qëndrojnë bukur nga larg, pranë njëra-tjetrës, por kur afrohesh dhe i shikon më mirë, kupton se diçka nuk duket dhe aq bukur. Këto janë mendimet tona, frika për të pasur mendime të lira, guximi për të qenë njeri, dëshira për të shkuar pas turmës. Ndaj dhe kemi dy grupime njerëzish; po ndalem vetëm në dy sepse çdokush do ta gjejë veten këtu. Dy, si shumica dhe pakica, pozitivja dhe negativja. Pasqyra, si objekt reflektues, një copë qelqi që merr ngjyrë, ana p...

Për ty, Fragranca!

U ç'merita kur të pash se si krejt pabesisht ti më shpëtove nga duart. Si kristalet e fragrancës, aq intime dhe të pastra. Të vogla e të brishta që kalojnë lehtësisht nëpër duar, ashtu rrjedh dhe ti. Ama fragranca jote lë gjurmë, e ndjej ndër gishta dhe të nesërmen. Ama ajo është aty, por jo, kjo sigurisht që nuk më lejon të kem shpresë në kohëzgjatje. Fragranca është simbol i shkëputjes, i përçarjes, i zbritjes me këmbë në tokë. Fragranca hidhet me kryet përpjetë, sepse kërkon meritat më shumë se çdo gjë tjetër. Kërkon të ndihet më shumë se funksioni i saj. Ama fragrancë, ti e dashur, mos harro se ti lë gjurmë nëpër lakimet e trupit, ndër qafë kur ti spërkat. A ka meritë më të madhe për ty fragrancë, kur mbi mua ndihesh?!

Ekzistenca unë & ti

Një bashkëpunim i dështuar që krijon një lidhje joekzistente. Mes rrathësh që digjen flakë e shpëtim nuk kanë. E një jetë që vlerat i merr veç përtej. Abstraksione që ndizen flakë mes jehonash që pëshpërijnë tinguj vrastarë. Një aureolë që gjithçka e mbështjell për ta zhytur në harresë. E ndjesia e të qenit vetëm mes miliona njerëzish, duke parë hirin e shpirtit të fryjë si fllad. Si testamente të patundshme vërtiten shpirtrat duke të kaluar ashtu mes vete s. E ti kërkon kohën pas ta kthesh, në mos gjallë të jesh. Se vlerat shkuan kilometra larg, për të të mos shoqëruar më. Ndërkohë ti ende frymon, mes ëndërrimesh ende je gjallë. Duke klithur deri në çirrje pohon. Ditët ndryshojnë e shikon që ke mbijetuar. Por jo këtu, në një vend që shpirti s'paska funksion. Në një vend që fjalët kërkojnë deshifrim. Në një vend ku dashuria s'paska vlerë. Në djall vaftë! Diçka që s'paska kuptim e kujt peng s'do ti mbetet nëse ndodh një rikthim?! Merr frymë dhe ndjen ashtu si askush tjet...